
Qytetet me kuzhinen me te mire ne bote
Për ata të cilët e duan ushqimin përzgjedhja e një destinacioni turistik ndikohet mjaft edhe nga kuzhina e tij.
Bëhet fjalë për ushqime tradicionale të cilat në vende të ndryshme të botës gjenden mjaft lehtë dhe të gatuara mjaft mirë në rrugët e qytetit. Tezga të shumta, dyqane apo restorante moderne, secila me karakteristikat dhe veçoritë e veta, janë ato të cilat dominojnë në listën e qyteteve të cilat njihen për kuzhinën e pasur dhe të veçantë por edhe për gatimet të cilat tërheqin mijëra vizitorë nga kudo nëpër botë.
1 Romë
Jo çuditërisht Roma mban vendin e parë si qyteti i cili njihet për kuzhinën e mirë dhe për gatimet e saj unike. Ju mund të shijoni një cacio e pepe të përgatitur në Felice a Testaccio, ose të vizitoni dyqanet e akulloreve të cilat janë të shumta në këtë qytet.
2 Firence
Gjithashtu pa dyshim, një tjetër qytet italian kryeson listën e qyteteve që njihen për ushqimin e tyre. Mercato Centrale në Firence është një eksperiencë fantastike blerëse italiane. Hapur në 1874, është një treg në ambjent të hapur që tregon një shumëllojshmëri të tezgave ushqimore dhe restoranteve të gjitha në një vend.
3 Paris
Nga kroasantët dhe ekspresi në një degustim të llojeve të ndryshme dhe të veçantë të djathrave francezë, Paris është një destinacion i padiskutueshëm për këdo që e do ushqimin.
4 Barcelonë
Nëse jeni drejtuar drejt Barcelonës, duhet patjetër të shtoni të famshmin Mercat de la Boqueria në itinerarin tuaj. Nëse ju provoni helados në Sprimfruit ose karkalecat e kuq nga Ramblero, ju nuk do të largoheni nga ky treg i zhgënjyer.
5 New Orleans
New Orleans është një qytet mjaft i famshëm për ushqimin dhe kuzhinën e veçantë. Nga kafja e çikores dhe beignets të bëra me sheqer dhe qumësht në Café Du Monde dhe shumë e shumë gatime të veçanta të zonës, ka shumë shije të lartë dhe energji të gjallë në këtë qytet për t'i bërë përshtypje edhe atij që ka udhëtuar më shumë.
6 Venecia
Në Venecia, ka diçka të shijshme për të gjithë. Ata që e pëlqejnë verën mund të dëshirojnë të shijojnë verën spektakolare dhe pjatat unike të prodhimeve të detit në al Covo, ndërsa entuziastët e pastave mund të preferojnë një pjatë Bolognese në Ristorante Trattoria Cherubino.
7 Madrid
Nëse ju jeni drejtuar në Madrid një ndalesë në itinerarin tuaj duhet të jetë Mercado de San Miguel. Është një nga tregjet më të vjetra në Madrid, dhe është bërë një destinacion gastronomik në qytet. Është një mënyrë e mençur për udhëtarët që të provojnë shumë nga gatimet më të njohura të qytetit, si paella e prodhimeve të detit në Paella y Ole dhe verë nga një prej tezgave të shumta të vendit.
8 Tokio
Për të dashuruarit e ushqimit, Toyko është vendi më i mirë. Nga tregjet e rrugëve të mbushura me njerëz e deri tek restorantet bashkëkohore si Butagumi që shërbejnë disa nga tonkatsu më të mirë të qytetit, ju do të dëshironi të provoni gjithçka gatuhet në këtë vend.
9 Bangkok
Ushqimi në rrugë Tajlandez është ndoshta arsyeja më e madhe për njerëzit që vizitojnë Bangkokun. Nga derri pikant i skuqur në tregun Wang Lang e shumë gatime të tjera tradicionale të shërbyera në Damnoen Saduak Floating Market, ngrënia e një vakti në këtë qytet energjik është një përvojë që nuk mund të harrohet.
Më të lexuarat








